Hyrja e mundshme e Maqedonisë në NATO do të ishte një pranim në një organizatë ndërkombëtare, e jo në aleancë, e cila, sipas Koordinatorit Kombëtar të NATO-s, Stevo Pendarovski automatikisht do të thotë se nuk ka asnjë detyrim për qytetarët që të deklarohen.
“Pra, kur hyjmë në NATO, nuk e përdorim nenin 120 që flet për hyrje në aleancë me vende të tjera, por flasim për hyrje në organizatë ndërkombëtare. Ky nen ka të bëjë me pyetjen e referendumit – a dëshironi të hyni në aleancë me…. Pra ne po flasim për një bashkim shtetëror “, thotë Stevo Pendarovski – Koordinator Kombëtar për NATO.
Sipas Pendarovski, informimi i qytetarëve të Maqedonisë për rëndësinë e Aleancës është në nivelin më të ulët në rajon. Për këtë, tha ai, meritore është Qeveria e kaluar, e cila ka bërë fushatë anti-amerikane, ndërsa një nga vërejtjet e tyre ishte se kur të hyjmë në NATO, nuk do të qëndrojmë për shkak të ngarkimit të madh të Buxhetit.
Pendarovski bëri krahasim mes NATO-s dhe anëtarësimit në BE, për të cilën tha se Britania e Madhe para do kohe ka pasur referendum për dalje nga Unioni, por edhe se nuk ka ndodhur që ndonjë shtet anëtar i Aleancës të kërkojë të dalë nga NATO-ja, madje edhe Islanda, e cila nuk ka ushtri, e është anëtare e Aleancës.

