Maqedonia e Veriut dhe Izraeli në vazhdimësi kanë marrëdhënie të afërta miqësore, të bazuara në besim dhe respekt të ndërsjellë, konstatuan në takimin e sotëm presidenti Stevo Pendarovski dhe ambasadori izraelit, Dan Orjan.
Dy bashkëbiseduesit, siç kumtoi kabineti i Pendarovskit, u pajtuan se Maqedonia e Veriut dhe Izraeli ndërtojnë relacione të frytshme ekonomike, me këtë rast duke shprehur gatishmëri për intensifikimin e bashkëpunimit në sferën e sigurisë, shkencës dhe teknologjive të reja, bujqësisë, si dhe në sferën e kulturës dhe turizmit.
Presidenti Pendarovski ka shprehur kënaqësi nga përkrahja e fuqishme dhe ndihma, të cilën Shteti i Izraelit në vazhdimësi ia jep Republikës së Maqedonisë së Veriut, duke porositur se Izraeli në shtetin tonë çdoherë do të ketë mik dhe partner të sinqertë.
Ambasadori Orjan dërgoi urime deri te presidenti Pendarovski për fillimin e punës si president i shtetit dhe i dëshiroi sukses në kryerjen e detyrës, me këtë rast duke e riafirmuar angazhimin e tij për avancimin e marrëdhënieve bilaterale mes dy shteteve.


