Patjetër të jem president i të gjithë qytetarëve dhe me integritet. Nuk më bie ndërmend nëse më vjen mandatar me 61 nënshkrime të deputetëve të mos i jap mandat. Ai është krim, kundër popullit dhe shtetit. Nuk më bie ndërmend të mos nënshkruajë ligje të miratuara dy herë. Gjithçka që është në interes të qytetarëve nga ana ime do të firmoset dhe mbështetet publikisht, në interes të Maqedonisë dhe të qytetarëve, ka thënë kandidati për president Stevo Pendarovski në tribunën e mbrëmshme publike në Prilep.
“Më 21 prill dhe më 5 maj do të jetë një referendum në vete e gjithë asaj që ka bërë kjo strukturë politike e cila bëri hap historik ta pozicionojë Maqedoninë në hartën evropiane. Prandaj nuk do të votoni për Stevo Pendarovskin, por për këtë politikë që e nxori Maqedoninë nga fundi”, ka thënë Pendarovski.
Kryetari i LSDM-së Zoran Zaev konsideron se slogani i fushatës e cila sapo ka filluar është bashkë, pasi tani nevojitet unitetit, bashkim, jo ndasi dhe zënka.
“Me ndarje dhe pengesa brenda nuk ka progres, por uniteti e krijon fuqinë. Guximi i vendimeve e çon përpara shtetin. Sollëm vendime të guximshme dhe prandaj nuk guxojmë të ndalemi këtu, pasi rruga është trasuar dhe vetëm përmes asaj rruge vlen të ecim. Prandaj, nuk ka shumë alternativa në përzgjedhjen e këtyre zgjedhjeve. Nga pala tjetër nuk ka asgjë, nuk ka qëndrime, as ofertë. Ka vetëm hapa prapa, ndarje të reja, zënka”, ka thënë Zaev.
Pra banorëve të Prilepit, ai tha se është me rëndësi të dihet- nuk jemi maqedonas-verior, por maqedonas në Maqedoninë e Veriut dhe se këto zgjedhje janë shumë të rëndësishme.