Alsat 2019-10-02T15:26:27+02:00
Ardhja e sekretarit amerikan të shtetit në rajon, Majk Pompeu dëshmon kthimin e fuqishëm të SHBA-ve në rajon. Ky ishte konstatimi i dy presidentëve, Stevo Pendarovski dhe homologut tij nga Mali i Zi, Millo Gjykatoviq, si president i parë i cili viziton Maqedoninë e Veriut. Pendarovski theksoi se ardhja e Pompeut në Maqedoninë e Veriut e bën vendin tonë pjesë të shteteve me ndikim në rajon.
Së pari shkon në Itali i cili është vendi kryesor i Mediteranit. Më pas në Mal të Zi si shteti më i ri në NATO. Vjen tek ne si vendi i 30 për pak muaj në NATO dhe përfundon vizitën në Greqi si vendi kryesor i krahut jugor të NATO-s. Nuk vjen në rajon për shkak të problemeve që kanë mbetur pa u zgjidhur, por vjen për t’i falënderuar ato vende të cilët ndër vite ishin në kursin Euroatlantik dhe që vendeve të rajonit i dëshmuan se kjo është rruga më efikase në ndërtimin e shoqërisë demokratike dhe me prosperitet – deklaroi Stevo Pendarovski, President i Maqedonisë së Veriut.
Presidenti i Malit të Zi shtoi se bashkëpunimi me SHBA-të gjithnjë ka garantuar progres për rajonin, duke shtuar se Maqedonia e Veriut i dha mësim rajonit në zgjidhjen e problemeve dhe se për angazhimin e saj duhet shpërblyer nga BE-ja.
Besoj që si fillim ai të gjitha vendeve do t’ia përcjell mesazhin, ndërsa më t’i tregoj të mirat, përfshirjet e ndryshme dhe gjetjen e zgjidhjeve që në të ardhmen e afërt të mund t’i anashkalojmë problemet të cilat janë mbledhur tashmë një kohë të gjatë si dhe kuptohet për të garantuar përparimin ekonomik dhe demokratik të vendeve në rajon dhe më gjerë – u shpreh Millo Gjukanoviq, President i Malit të Zi.
Pendarovski dhe Gjukanoviq thanë se integrimi euroatlantik nuk ka alternativë ndërsa folën edhe për bashkëpunimin në sferën ekonomike dhe arsimore, si dhe zbatimin e konstatimeve nga mbledhja e dy qeverive vitin e kaluar. Dy presidentët konstatuan se mes dyja vendeve nuk ekzistojnë çështje të hapura.
Adrian Kerimi
Loading…




