Profesor Ljubomir Fërçkovski tashmë është në punë në Kombet e Bashkuara, tha presidenti Stevo Pendarovski në Kanal 5 në emisionin “Vetëm Intervistë”, përcjell FLAKA.
“Është mirë të jesh pjesë e forumeve të vendeve të vogla në vendet perëndimore dhe përkundër spekulimeve, Fërçkovski nuk u refuzua si ambasador në Nju Jork, por nuk pati përgjigje brenda 90 ditëve të arsyeshme”, tha Pendarovski, duke shtuar se ndonjëherë komentet publike janë të papëlqyeshme veçanërisht së fundmi për propozimet për poste për ambasador.
Ai ka thënë se në kabinetin e tij nuk ka marrë draft zgjidhje për Teuta Arifin për asnjë nga vendet për të cilat ishte spekuluar deri më tani.