Ramadan Ramadani
Siç u bë e njohur për mbarë opinionin në Maqedoni edhe zyrtarisht u shpallën zgjedhjet lokale të rregullta që do mbahen në Tetor. Themi zyrtarisht pasi muhabeti i këtyre zgjedhjeve bëhej që në fillim të këtij viti dhe shumë lëvizje dhe transfere politike u bënë me sebep të këtyre zgjedhjeve, henez tash të shpallura. Edhe pse i bëhet llafi këtyre zgjedhjeve qe tetë muaj ende kandidimi ka afat edhe një muaj, deri në mesin e Shtatorit, kur edhe nis fushata zgjedhore zyrtare.
Përveç se shumë herët u përfolën shpallja dhe mbajtja e këtyre zgjedhjeve lokale ka disa veçori që meritojnë nënvizim dhe analizë të veçantë e prej tyre më interesant do jetë një lloj seri në pehlivan: ballafaqimi i kandidatëve të pavarur dhe partive politike. Por, si erdhi deri te kjo dhe si u kurdis ky seri me pehlivana?!
Gjykata Kushtetuese e rrëzoi një rregullore ligjore mbi përqindjen e duhur të nënshkrimeve të mbledhura për kandidim të cilën e kishin votuar bashkarisht katër palët politike më të mëdha në përbërjen e mëparshme të Kuvendit. Kërkoheshin diku një përqind e nënshkrimeve të mbledhura për kandidim për kryetarë komunash dhe lista të këshilltarëve. Ajo ishte një përqind ama me numra ishte plot dhe zor, pasi duhej një përqind prej numrit të votuesve në listat zgjedhore, ku diku diku dilte me qindra nënshkrime; e afër një mijë nënshkrime që janë edhe ashtu të nevojshme për regjistrim të një partie politike. Mandej pasi e rrëzoi këtë Gjykata Kushtetuese, me të drejtë si jo fer, pati një tentativë për sjellje të një kufizimi tjetër prej 0.95 përqind e mandej edhe më pak, ama edhe kjo si pakt mes partive të mëdha; të cilës këtë herë ju bashkangjit edhe opozita radikale majtiste LEVICA. Por, kjo dështoi shkaku i mossigurimit të shumicës së dyfishtë të duhur në Kuvend. Badenterit. Kryesisht nga shkaku se opozita e bashkuar shqiptare votoi kundër duke kërkuar edhe rirregullimin e numrit të këshilltarve komunal që është zvogëluar. Poashtu në kundërshtim me vendimet e Gjykatës Kushtetuese për ndarjen e qytetarëve në rezidentë dhe jorezidentë. Pra u bë një tentativë për sjellje të një rregulli si pasojë e një vendimi të Gjykatës Kushtetuese për numrin e nënshkrimeve të duhura ama jo edhe rregullimi i numrit të këshilltarëve komunal, të cilët poashtu do duhej të rregulloheshin sipas vendimit të fundit të Gjykatës Kushtetuese. Bash me hile dhe gjysmake siç edhe është vet Gjykata Kushtetuese në përbërje jo të plotë dhe që vet nuk zbaton ligjet e këtij shteti, për përdorimin e gjuhës shqipe.
Ndërkohë shumica parlamentare, e shtuar këtu edhe me LSDM dhe Levicën, nuk arriti të zyrtarizojë këtë hile dhe duke dashur me i ndreq vetullat i hoqi sytë dhe doli në shesh se nuk kanë shumicën e Badenterit, e në njëfarë mënyre e morrën vesh se asnjëherë nuk munden me bë çka të dojnë me këtë shtet pasi përkundër krejt shumicave të sajuara nuk pyeten vetëm ato vet.
Nejse, më tej si pasojë e kësaj tentative të dështuar Komisioni Qendror Zgjedhor vendosi udhëzimin se kandidimet e pavarura për kryetarë dhe lista të këshilltarëve lokal do mund të behet vetëm me dy nënshkrime dhe në një procedurë të thjeshtë. E këtu u kurdis seri interesant për pehlivan: prej këtu krejtve do mund tu thuhet; ha be shoq a i ki killet, kispetet, pak zejtin, bujrun dil në mejdan; dil pehlivan!
Pra secili që do ju ofrohet partive me llafet se ka shumë vota, është shumë i njohur, i ditur, i mençur do mund ti thuhet; ti dil i pavarur dhe kandidoju; ose për këshilltarë ose për kryetar; gjyna kur është kaq lehtë me u kandidu ti me ndejt ndër lista e partia?! Mendoj se partitë, me të madhe do ju drejtohen kështu këtë herë, krejt atyre që zakonisht para zgjedhjeve shetisin degë me degë, parti me parti, duke folë për vete e u shit se sa ato janë më rëndësi, e sa vota nëpër xhepa i kanë, e kështu me rradhë!
Të mos keqkuptohemi unë nuk jam ka partitë dhe jam ka ana e listave dhe kandidatëve të pavarur ama mendoj se duhet të bëhet një dallim mes atyre përnjime dhe b.qibritave që e përdorin këtë muhabet saherë dhe vetëm për tu rasë nëpër lista partiake. Ashtu ata kandidatë dhe lista të pavarura përnjime që moti i kanë shpallë kandidaturat e tyre dhe vetëm se i kanë bërë pregaditjet dhe japin mundin e duhur në këto zgjedhje dhe kanë punë dhe të kaluarë edhe në mandatet e mëparshme, sikur që janë Lista në Tetovë, në Komunën Qendër, në Shkup e në Veles dhe Manastir. Ato janë iniciativa përnjime qytetare që e kanë dëshmuar veten dhe dallohen prej këtyre bosh muhabeteve që e ofrojnë veten nëpër parti e lista. Ato dallojnë edhe me vet faktin se ja disa prej këtyre kandidatëve janë favoritë serioz edhe për fitimin e drejtimit të komunave sikur është rasti në Strugë, Gostivar dhe Manastir! Pra do ket pehlivan edhe seri edhe këtë herë mes pehlivanave përnjime dhe atyre të rrejshëm, mes partive dhe koalicioneve dhe qytetarët duhet të shohin të mos kshriin veç sejr po edhe të marrin pjesë me votë duke mos e humbur kot. Ju falenderit, shihemi në videon e rradhës!