Është shumë pozitive ajo që në konkluzionet e Këshillit Evropian është përmendur se çështja për perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor sërish do të shqyrtohet në muajt e ardhshëm, tha zëdhënësi i qeverisë greke, Stelios Pecas në brifingun e sotëm të rregullt me gazetarët, lajmëroi korrespondentja e MEDIAL-s nga Athina.
Pecas theksoi se Greqia “me të vërtetë është për perspektivën evropiane”, vendet e rajonit, sqaroi se kryeministri grek në vend dhe në vendet e huaja, gjtihmonë potencon se vendi e mbështet Ballkanin Perëndimor në rrugën drejt BE-së”, sepse është në interes të vetë vendeve dhe në interes të Evropës dhe të Greqisë”.
“Ne presim të shohim se si do të zhvillohet diskutimi në nivel të Bashkimit Evropian. Është shumë pozitive fakti që në tekst me konkluzionet e Këshillit Evropian ekziston ajo se për këtë çështje sërish do të bisedohet në muajt e ardhshëm dhe në çdo rast para pranverës. Sipas asaj, këtu jemi për ta mbështetur atë që e tregojmë se me të vërtetë jemi për perspektivën evropiane të vendeve nga Ballkani Perëndimor”, tha Pecas.
Duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve, zëdhënësi i qeverisë greke e përsëriti qëndrimin se ata konsiderojnë që në Marrëveshjen e Prespës ekzistojnë elemente që janë më të prirura njëra ndaj tjetrës, ndërsa si shembull e përmendi zbatimin e erga omnes.
“Atë që dua ta them është se kjo marrëveshje është nënshkruar, ratifikuar. Ne kemi bërë gjithçka edhe po të mos nënshkruhet dhe ratifikohet nga Parlamenti grek. Kemi thënë dhe paralajmëruar se ekzistojnë elemente që janë më të prirur ndaj njërës anë, njëra nga to është zbatimi i erga omnes dhe siç u tregua tashmë ekzistojnë punët përfundimtare, juridike dhe politike siç është hyrja e vendit tonë fqinjë në NATO”, sqaroi zëdhënësi i Qeverisë greke.
Në lidhje me Komisionin për shenja tregtare, Pecas tha se mbrojtja e prodhimeve të Maqedonisë edhe më tutje është një nga çështjet kryesore për qeverinë greke kur flet për përmirësimin e “marrëveshjes së dëmshme”.
“E ndërtojmë pozitën tonë në lidhje me mbrojtjen e prodhimeve të Maqedonisë. Siç e dini ajo është një nga çështjet më të rëndësishme që i theksuam kur themi se duam ta përmirësojmë këtë marrëveshje të dëmshme dhe do të bëjmë gjithçka që t’i mbrojmë emrat “maqedoni/maqedonas” në etiketat ose prodhimet e kompanive greke. Ajo është diçka në rrjedhë”, tha Pecas dhe shtoi se në tërësi, komisioni për shenja tregtare i formuar nga qeveria paraprake “nuk solli rezultate”.
Javën e kaluar kryeministri grek në Selanik mbajti mbledhje me përfaqësuesit e organizatave dhe shoqatave të prodhuesve në të cilën morën pjesë edhe prefekti kompetent, ndërsa një nga temat ishin edhe shenjat tregtare. Paralelisht në mediat greke u paraqitën informata se është biseduar për ndryshim të termit “Macedonia” në “Makedonia” për prodhimet greke në vendet e huaja, diçka që shkaktoi reagime në Greqi.
Zëdhënësi qeveritar në brifingun e sotëm të rregullt me gazetarët duke u përgjigjur në pyetjen e korrespodentes së MEDIAL-s nga Athina, tha se tërë ai diskutim zyrtarisht ishte përgënjeshtruar dhe nuk është biseduar për diçka të tillë.
“Atë që duhet ta prisni janë rezultatet e këtij komisioni, i cili do të fillojë me punë. Por, çështja nuk është vetëm komisioni dhe prodhimet e Maqedonisë, kur shohim se kemi zhvillim të tillë të ngjarjeve, ana tjetër konsiderohet se duhet prej në fillim të shqyrtojë punë të ndryshme që janë të lidhura me Marrëveshjen e Prespës. Këtu jemi, do t’i shohim punët e mbetura në muajt e ardhshëm”, tha Pecas. .



