Alsat 2019-10-22T10:26:34+02:00
Parlamenti Evropian pritet që në 24 tetor të votojë një rezolutë për negociatat e Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë.
Në faqen zyrtare të PE njoftohen bisedimet sa i përket kësaj rezolute për negociatat me BE.
Debati në PE vjen vetëm pak ditë pasi Këshilli Evropian i tha “jo” hapjes së negociatave për dy vendet e Ballkanit Perëndimor.
Ishte presidenti i Francës, Emmanuel Macron i cili vuri veton për mos hapjen e negociatave.
Bashkë me Francën, kundër këtij procesi ishte edhe Holanda me Danimarkën. Ndërsa çështjes së hapjes së negociatave Këshilli do të rikthehet sërish në pranverën e vitit të ardhshëm.
Loading…



