PDSH po bën përgatitjet për Kongresin e jashtëzakonshëm zgjedhor që së shpejti do të caktohet për zgjedhjen e liderit të ri të kësaj partie, pas dorëheqjes së Menduh Thaçi.
Nga kjo parti theksojnë se Thaçi ka dhënë dorëheqje të parevokueshme dhe se nuk ka ndërmend të rikthehet në krye të kësaj partie.
Ndërsa në proces të parapërgatitjeve të kongresit, janë raportet e degëve, të cilët do të raportojnë për zgjedhjet e 11 dhjetorit. Po ashtu në këtë parti do të hapet debati dhe do të propozohen kandidaturat se kush do të jetë pasardhësi i Thaçit.
Jozyrtarisht mësohet se në target janë emra të njohur të rinj të kësaj partie, që kanë bagazh intelektual. Por megjithatë nuk bëhet e ditur për asnjë emër. Në PDSH heshtje për detajet e kongresit.