Partia Demokratike e Shqipërisë i ka bërë thirrje të gjithë shqiptarëve të marrin pjesë masivisht në procesin e votimit.
Featured image of article: PD thirrje qytetarëve: Dilni për të votuar dhe për të vendosur, kjo është një ditë e madhe për Shqipërinë!Zedhenesja e PD, Floriana Garo
TIRANË– Partia Demokratike e Shqipërisë i ka bërë thirrje të gjithë shqiptarëve të marrin pjesë masivisht në procesin e votimit.
Zedhënësja e PD, Floriana Garo, pëmes një deklarate për shtyp ka falenderuar të gjithë qytetarët që sot do të marrin pjesë në votime.
DEKLARATË E PD, ZËDHËNËSJA E FUSHATËS , FLORIANA GAEO
Rezultatet finale të zgjedhjeve në kohë reale dhe të përditësuara nga burimi zyrtar KQZ këtë vit do të mund ti ndiqni në Dosja.al. Kliko për të parë platformën.
Falenderojmë nga zemra gjithë qytetarët e Shqipërisë që sot marrin përgjegjësinë për fatin e tyre dhe dalin për të votuar.
Një herë në katër vjet ne kemi mundësinë të vendosim për rrugën që do të ndjekë vendi ynë në 4 vitet e ardhshme. Qytetarë shqiptarë, dilni për të votuar dhe për të vendosur.
Kjo është një ditë e madhe për Shqipërinë dhe për demokracinë tonë. Është koha jonë të dalim dhe të votojmë. Të gjithë e shohim entiziazmin anembanë Shqipërisë. Dilni dhe votoni – për të ardhmen tuaj, për fëmijët tuaj, për vendin tonë




