Njëri prej parakushteve kryesore për të ardhmen më të bukur dhe jetesë më cilësore e shëndet është ambienti i pastër jetësor në të cilin uji i pastër është kyç. Por, realiteti është më ndryshe për shkak të asaj që ujërat nuk e marrin kujdesin e duhur në opinion. Kjo është gjendja:
Ujërat e zeza nga familjet dhe industria krijojnë një presion të madh ndaj ambientit jetësor. Në shtetin tonë ekzistojnë stacione pastruese që aspak nuk funksionojnl, ndërsa ka edhe të tilla që janë jo efikase. Për momentin kemi 17 stacione jo funksionale. Urgjentisht janë të nevojshme stacione pastruese për më së paku 34 vendbanime që nuk kanë ose nuk është paraparë ndërtimi I sistemeve për mbledhje dhe trajtim të ujërave të zeza. Ky është një problem që ndikon seriozisht në cilësinë e jetës, shëndetin dhe ambientin jetësor, dhe nëse nuk zgjidhet urgjentisht, do të ketë pasoja negative të pashlyeshme dhe të vazhdueshme në jetën e popullatls dhe zhvillimin e shoqërisë në të ardhmen.
Arsyeja kryesore për këto probleme mund që të paramendoni se është mungesa e mjeteve për investime. Shteti nuk ka paraparë mjete të tilla as në nivel shtetëror e as në nivelin lokal. Por për momentin në dispozicion janë rreth gjysmë miliard euro për stacione pastruese nga fondet ndërkombëtare dhe BE-ja, të mjaftueshme për disa stacione pastruese moderne me kapacitet të madh. Parashtrohet pyetja logjike, si të arrijmë deri te këto mjete?
Problemi i parë me të cilin përballen komunat dhe ndërmarrjet publike është mungesa e personave profesionist që dinë të përgatisin dokumentacionin projektues dhe aplikimet, si dhe të udhëheqin me procesin nga ideja deri në ndërtim dhe menaxhim efikas me proceset e stacioneve pastruese. Me fjalë të tjera, zgjidhja ekziston, por mungon interesi dhe njohuria. Nëse opinioni nuk është i zëshëm dhe nuk kërkon zgjidhje, pushteti lokal dhe ndërmarrjet publike do të janë pa zë ndaj kësaj thirrje për zgjidhje.
Si njëra prej mundësive të rralla për dalje prej kësaj situate tërësisht të papërshtatshme është programi për stacione pastruese të RCDN (rrjeti regjional i asociacioneve nga Ballkani Perëndimor i përkrahur nga Agjencia Gjermane për bashkëpunim ndërkombëtar) dhe e përkrahur nga SECO( Agjencia zvicerane për zhvillim dhe bashkëpunim), e cila realizon trajnime për tre segmentet më të rëndësishme të këtij problemi:
- Trajnim për kryetarët e komunave, ministritë, drejtoritë e ndërmarrjeve publike që të marrin vendime me përgjegjësi ( pasi që stacionet pastruese janë investim i madh me të cilin nuk guxojnë që të bëjnë eksperimente dhe improvizime);
- Trajnim për inxhinier dhe menaxher për atë se çka është e nevojshme për të nisur me përgatitjet, shkrimin e projektit dhe aplikimin si dhe menaxhimin me ekipet ne procesin e përgatitjes së dokumentacionit, dhe
- Trajnim për personelin në stacionet ekzistuese, shtimi i njohurive dhe shkathtësive dhe rritja e efikasitetit të punës në stacione dhe mirëmbajtja e tyre, si dhe ulja e shpenzimeve për trajtimin e ujërave të zeza.
Nga ekipi i RCDN thonë se qëllimi nuk është vetëm ndërtimi i stacioneve pastruese, por edhe rritja e efektivitetit dhe efikasitetit tek të gjitha palët e përfshira.
“ Mirëmbajtja tërheq shpenzime, ndërsa në momentet të krizës sikur tani, institucionet publike vendosin që në tërësi ti çkyçin stacionet pastruese me qëllim që të kursejnë energji. Në vend të kësaj, kjo gjë rezulton me ndotjen frapante të ambientit jetësor për shkak të lëshimit të ndotjeve të papërpunuara, ekziston alternativë për shfrytëzim më të mençur të stacioneve përmes së cilës ata do të harxhojnë dukshëm më pak energji, ndërsa ujërat e zeza do të janë të pastra dhe nuk do të janë të dëmshme për mjedisin”, thonë nga RCDN.
Përgjegjësia për mjedis të pastër jetësor është e secilit prej neve. Vetëdijesimi më i madh në përdorimin e resurseve natyrore do të kontribuoje në ruajtjen e tyre dhe përdorimin afatgjatë. Duhet që të reagojmë menjëherë. Koha po ecë…



