Pasi ish Avokati i Shtetit Fehmi Stafa e pranoi fajin se ka marrë ryshfet prej 50 mijë eurove dhe u dënua me 15 muaj burg, Prokuroria për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit ka ngritur akuzë kundër gjyqtarit të Apelit Gjoko Ristov.
Stafa ka pranuar se paratë që i ka marrë për ta shpëtuar nga paraburgimi të akuzuarin Lupço Pecov, kanë qenë të destinuara për ta korruptuar gjyqtarin Gjoko Ristov. Ndërkohë Prokuroria pas një hetimi kundër Gjoko Ristovit, në shtëpinë e prindërve të tij i janë gjetur 350 mijë euro të fshehura në një bunker në mur për të cilat nuk ka prova për prejardhjen e atyre parave. Prokuroria në bazë të deklarimit të Stafës bën lidhjen e parave të ryshfetit me paratë e gjetura te shtëpia e gjyqtarit Ristov. /Alsat.mk


