Në orët e para të mëngjesit të sotëm është aksidentuar autobusi nga Kosova ku janë lënduar rreth 20 persona.
Nga kjo kompani kanë thënë se të gjithë të lënduarit janë jashtë rrezikut për jetë, ndërkohë që lëndimi më i rëndë është thyerja e këmbës.
Sipas deklaratës nga kompania, në autobus ishin tre shoferë, po ashtu bënë të ditur se në vendin ku ka ndodhur aksidenti Austri/Salzburg ishte duke u rregulluar rruga dhe po funksiononte vetëm një shirit i autostradës.