Pas vizitës që sot realizoi kryeparlamentari Afrim Gashi, varrezat në Potoçari të Srebrenicës, në Ditën Përkujtimore të Gjenocidit të Srebrenicës, ku u kujtuan mbi 8000 viktima myslimane në këtë territor, kryetari i Parlamentit të RMV-së, kishte rastin që të viziton edhe varrin e liderit historik boshnjak, Alija Izetbegoviq.
Në lidhje me këtë ngjarje, kryeparlamentari Gashi ka shkruar kështu:
Gjatë qëndrimit në Bosnje dhe Hercegovinë, e vizitova edhe Muzeun Historik të presidentit Alija Izetbegoviq.
Përgjatë fotografive dhe kujtimeve të ekspozuara aty, ndjehet qartë sakrifica, qëndresa dhe përkushtimi për liri, drejtësi dhe dinjitet njerëzor.
Po ashtu, në këtë ditë të shenjtë të xhumasë, që përkon edhe me 30-vjetorin e gjenocidit të Srebrenicës, pata nderin të vizitoj dhe të bëj lutje për shpirtin e presidentit historik të Bosnjës dhe Hercegovinës, Alija Izetbegoviq.
Ai nuk ishte thjesht një president, por edhe një vizionar dhe idealist i paepur i kauzës së tij, një njeri i urtësisë dhe i qëndresës, që me guxim e mençuri e mbrojti popullin e tij në ditët më të vështira.
Alija Izetbegoviqi do të kujtohet jo vetëm si lider politik, por edhe si simbol i dinjitetit njerëzor dhe i luftës për liri, drejtësi dhe paqe.