MPB ka dënuar kryeministrin Zoran Zaev për mos mbajtje të helmetës. Po ashtu janë dënuar edhe zv/kryeministri për korrupsion Lupço Nikollovski dhe mininistri i Shëndertësisë, Venko Filipçe.
Centar.mk i ka publikuar faturat e dënimeve. Ata duhet të paguajnë nga 50 euro në kundërvlerë denari, për shkelje të rregullave në trafik.
Almakos këtë javë publikoi video në të cilën shihej si kryeministri Zaev nuk bart helmetë përderisa drejton motoçikletën. Kjo shkaktoi reagime të shumta në opinion.