Në emisionin Clik plus, mbrë m u zhvillua një show i vërtetë, ku pas shumë akuzave qe iu drejtuan deputetit të BDI-së, Ejup Halimit, për mos votimin e heqjes së imunitetit ndaj Trajko Veljanovskit dhe ku si përgjegjës kryesor u apostrofua Kryeparlamentari Talat Xhaferi, në një lidhje direkte u lajmërua edhe deputeti Muhamed Zekiri i cili jo që e deklasoi por edhe e turpëroi, para gjithë opinionit deputetin Ejup Halimi. Më pas për ti dalur në ndihmë u lajmërua në linje te drejtpërdrejt edhe Kryetari i parlamentit Talat Xhaferi, tepër i tronditur dhe konfuz. Ai u mundua sadopak ti dalë në mbrojtje Ejup Halimit të turpëruar dhe gjatë kësaj paraqitje u konfrontua ashpër me deputetin e LSDM-së Muhamed Zeqirin. Edhe pse Talat Xhaferi tani më si Kryetar i Parlamentit duhet të jetë neutral dhe apartiak, ai shpërtheu nga nervozizmi duke u shëndrruar në një militant të BDI-së? Shtrohet pyetja, sikur të zgjaste emisioni edhe pak më tepër a thua vallë do të lajmërohej edhe Ali Ahmeti për ti dal në mbrojtje Ejup Halimit dhe Talat Xhaferit, të cilët nuk mund te gjenin asnje argument normal se pse Talat Xhaferi nuk e vëndoj në votim heqjen e imunitetit te Trajko Veljanovskit?!
Data 23.08.2026
Aktuale
- Tragjedi në brigjet e Indisë, fundoset anija me 24 persona në bord
- Nuk po i ndahen të këqijat këtij njeriu, Gjesti sërish në gjendje të rëndë emocionale – s’po mund ta përballojë këtë
- Zjarr pranë tunelit te Uji i Ftohtë në Vlorë, flakët përfshijnë pisha dhe bredha! Pranë ndodhen hotele e biznese
- Vrasja e turistit/ Dëshmia e turkes që u kap për përkrahje të autorit: S’kisha dijeni që Sokrat Vata ishte në makinë
- Tayna shkon te frizerka, por ia bëjnë frizurën dhe grimin për gaz – reagimi i saj do t’i nervozojë të gjitha frizerkat tona
- Ethet e Nilit Perëndimor, AUV: Do të testohen shpendët e ngordhur
- Lija e deleve shkakton dëme të mëdha materiale tek blegtorët në Maqedoni
- Vetëm edhe pak muaj e do të bëhet gjyshe, por nëna e Anës po duket si të ishte motra e saj – tamam si çikë e re


