“Po, ne mund të them se ashpër do të kundërshtojmë kundër emigrimit ilegal, në këtë drejtim do të zhvillojmë projekt, siç është “Safe City”, tani do të jetë “Safe Country”, me të cilin përfundimisht kufijtë tanë do të jenë plotësisht nën monitorim, që mos të na ndodhë emigrim ilegal dhe të mos na ndodhë kontrabanda, tregtia ilegale, e kështu me radhë”, pohoi Mickoski.
Deri sa unë jam kryetar i kësaj qeverie, nuk do të “mbijë” asnjë tendë ku do të vendosen emigrantë ilegalë dhe nuk do të pranojmë asnjë emigrant ilegal, përkundrazi, do ta ashpërsojmë luftën tonë, tha kryeministri Hristijan Mickoski duke komentuar akuzat e opozitës për plan mbi pranimin e emigrantëve nga Britania, përcjell TV21. Mickoski tha se qeveria planifikon sistem për monitorim të kufijve, me qëllim parandalimin e emigrimit ilegal.


