Për vite me radhe dy objekte në afërsi të Gjykatës themelore në Tetovë kanë penguar zgjerimin e këtij bulevardi. Një makth i vërtetë për qyetatarët e Tetovës. Pas 12 viteve me përfundimin e procedurave gjygjësore në favor të Komunës u bë i mundur rrënimi i objekteve. Sot edhe përfundimisht ka filluar zgjerimi dhe asfaltimi i rrugës.
Kryetarja e komunës së Tetovës, Teuta Arifi në një postim në Facebook thotë se edhe kësaj rruge i erdhi fundi pas shumë viteve pengesë për qytetarët.
“Edhe një premtim i mbajtur. Pas punës së lodhshme për sa i përket përfundimit dhe rrumbullaksimit të procedurave për rrënimin e objekteve që me vite e kanë penguar zgjerimin e bulevardit “ILINDEN”, sot përfundimisht filluam me asfaltimin e rrugës. Fillimisht rrënuam objektet mëpastaj filluam investimet në asfaltim dhe trotoare.
Ky zgjerim do të jetë një impakt pozitiv për sa i takon qarkullimit në komunikacion. Trotoaret e ndërtuara gjithashtu do të mundësojnë qarkullimin e lirë të kembësorëve. Bashkë mundemi.” ka shkruar Teuta Arifi.





