Kryeministri Edi Rama pak pas betimit të tij dhe kabinetit qeveritar te presidenti Ilir Meta do të mbajë mbledhjen e parë të qeverisë.
Lajmi është bërë i ditur nga gazetari Ergys Gjençaj.
Në një lidhje live për ‘News24’ Gjençaj tha se në këtë mbledhje, e cila thuhet se do të jetë e hapur për mediat, do të merren disa vendime. Por nga ana tjetër nuk dihet se për çfarë vendimesh bëhet fjalë.



