Unioni e nxënësve të shkollave të mesme përmes një komunikate ka shprehur shqetësimin për raportimet e sotme për vendosjen e bombave në pesë shkolla të mesme në Shkup.
“Në periudhën e fundit publiku ka qenë dëshmitar i alarmeve të ngjashme për bomba në shkolla dhe spitale në Republikën fqinje të Serbisë. Unioni mirëpret veprimin e shpejtë të shërbimeve të sigurisë. Degët e Unionit na bënë me dije se evakuimi është kryer plotësisht dhe nuk do të ketë mësim për nxënësit e ndërrimit të dytë”, qëndron në kumtesë.
Unioni e nxënësve të shkollave të mesme apelon për rritjen e sigurisë në shkollat e mesme.
“Menjëherë pas marrjes së lajmërimit nga nëpunësit e policisë janë marrë masa për evakuimin e sigurt të shkollave dhe po vijojnë kontrollet antiterroriste dhe merren masa për zbardhjen e rastit”, njofton MPB-ja.