Përdhoset sërish busti i ish-liderit jugosllav Josip Broz Tito. Dikush mbrëmë ka shkruar parulla naziste në bustin që gjendet në qendër të qytetit të Kumanovës.
Në memorial është vizatuar kryqi i thyer nazist dhe janë shkruar fjalë fyese.
Ngjarjen e ka bërë të ditur kryetari i Komunës së Kumanovës, Maksim Dimitrievski, në profilin e tij në rrjetet sociale.
“Nuk është hera e parë për që përdhosen monumentet nga Lufta e Dytë Botërore. Këto akte çnjerëzore nuk do të na ndalojnë të çmojnë të mirat e luftetarëve të Luftës Nacionalçlirimtare dhe Josip Broz Titos, të cilët luftuan kundër të keqes më të madhe të njerëzimit, fashizmit dhe na mundësuan sot të jetojmë në një shtet të lirë dhe të pavarur, Republikën e Maqedonisë”, ka shkruar kreu i Kumanovës. /SHENJA/