prof.dr. Izet Zeqiri
Mendoj se krahas gjuhës shqipe partitë shqiptare duhet të kenë program edhe për zhvillim ekonomik regjional të barabartë. Nuk duhet të lejohet Shkupi qendër administrative–politike dhe ekonomike me mundësi të pakufizuara të zhvillimit dhe me centralizim ekonomik e cila tregohet me hipertrofi dhe aglomerim të resurseve të regjioneve tjera. Kjo mundësuar që të kemi zhvillimi regjional monocentrik me dominim të qytetit të Shkupit në zhvillimin e ekonomik në Maqedoni. Në Shkup janë të koncentruar mbi 30% e popullsisë dhe mbi 50% e popullsisë urbane, në Shkup rrjedhë procesi i koncetrimit të resurseve financiare. Në Shkup kemi mbi 90% të investimeve direkte të jashtme të cilat janë të koncetruara në qytetin kryesorë. Ky koncetrim i zhvillimit të Shkupit ua ngushton frymën zhvillimit të regjioneve të tjera. Qyteti rritet dhe alimentohet nga rrethina e drejtëpërddrejtë dhe përmes këtij procesi Shkupi tjetërsohet nga rrethina tjetër e Maqedonisë e cila nuk arin hapin e zhvillimit të Shkupit. Mendoj se është koha e fundit të eliminohet klima ideologjike e centralizimit ekonomik, administrativ dhe politikë por të iniciohet dhe të zhvillohet një strategji e zhvillimit të barabartë regjional.
Regjioni i Pollogut në bruto prodhimin vendor të Maqedonisë merë pjese me 7.1% që është shumë e ulët në krahasim me regjionet tjera, regjioni i Pollogut ka BPV për kokë banori 1170.284 denar që është më i ulët nga gjithë regjionet, regjioni verilindorë me 5% dhe me BPV për kokë banori 148.745 denar. Krahasuar me mesataren e BPV kokë banori në nivel të Maqedonisë e cila është 255.206 denar rezulton se së BPV në regjionin e Pollogut është 117% më i vogël kurse 212% më I vogël se mesatarja e regjionit të Shkupit me 366.482 denar.