Pas mbarimit të seancës së djeshme të KSHZ-së, pritet që ky organ të dorëzoj deri tek koalicionet dhe partitë politike vendimet në lidhje me ankimimet e BESËS dhe LSDM-së, me çka edhe zyrtarisht fillon afati 24 orësh për të dorëzuar padi deri tek Gjykata Administrative.
KSZH ka pranuar vetëm një ankesë të Lëvizjes BESA dhe ka anuluar votimin në një vendvotim në Gostivar. Janë refuzuar gjashtë ankimime nga koalicioni i udhëhequr nga LSDM-ja dhe shtatë nga Lëvizja BESA.
Vendimi për anulimin e votimit në vendvotimin në Gostivar, duhet të dorëzohet deri tek partitë dhe pjesëmarrësit në njësinë zgjedhore numër gjashtë, të cilët poashtu mund të ankohen në lidhje me këtë vendim tek Gjykata Administrative.
Gjykata ka afat prej 48 orëve pas pranimit të padive të vendos për ta. Vendimin duhet që në afat prej 24 orëve ta publikoj në ueb faqe.
Gjykata Administrative në lidhje me padit vendos në përbërje prej pesë anëtarëve të tërhequr me short, në seancë publike për të cilën e informon opinionin, përfaqësues të autorizuar për paditë e të cilëve do të vendoset.
Vendimet e publikuara në faqen e KSHZ-së do të përmbajnë edhe mënyrën e votimit të çdo gjykatësi veçmas. /SHENJA/