Partitë e shumicës parlamentare në Maqedoni kanë nënshkruar iniciativën për referendumin për çështjen e emrit në Maqedoni. Ndërkohë, pritet edhe përgjigjja e partive tjera, veçanërisht e VMRO-së.
Partitë politike në Maqedoni janë në pritje që të mbyllet mbledhja e grupit parlamentar të VMRO-së dhe të njëjtëve t’ju ofrohet iniciativa për ta nënshkruar.
Përndryshe, referendumi do të mbahet më 30 shtator, ndërsa pyetja që do të ju drejtohet qytetarëve është: “A jeni për anëtarësim në BE dhe NATO me pranimin e marrëveshjes mes Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Greqisë?”.

