Kryetari i Parlamentit Talat Xhaferi të shtunën, më 25 nëntor, ka caktuar seancë për emërimin e
prokurorit publik të Republikës së Maqedonisë.
Më 7 nëntor, Qeveria i propozoi Kuvendit që për Prokurorit Publik të Republikës së Maqedonisë të emërohej Jovevski, anëtar i Këshillit të Prokurorëve Publikë.
Dy javë më parë ai pohoi se nëse ai do të zgjidhej si pasardhës i Marko Zvrlevski, do të ndryshonte imazhin e Prokurorisë Publike. Në një deklaratë për Deutsche Welle, Jovevski shpjegoi se ai kishte aplikuar përprokurori publik ngaqë e konsideron sfidë profesionale këtë funskion.
“Kjo ishte një sfidë profesionale, sidomos tash kur është e rëndësishëm kthimi i besimit në Prokurori. Nëse unë zgjidhem prokuror, Prokuroria do të veprojë në kuadër të ligjeve, do të lirohet nga kthetrat partiake dhe nga qendrat e fuqisë. Për fat të keq, situata e deritashme e Prokurorisë nuk është në gjendje të lakmueshme, ishte nën ndikim të partive dhe ishte evidente qasja selektive ndaj drejtësisë. Prokuroria ishte joefikase, e njëanshme dhe e varur”, tha Joveski.
Ai pretendon se këto rrethana mund të ndryshojnë, sepse në Prokurorinë ka profesionistë që kanë ruajtur integritetin dhe nuk i janë nënshtruar presioneve./Almakos

