Alsat 2019-09-12T12:50:04+02:00
Parlamenti i Republikës së Çekisë sot ka ratifikuar Protokollin për anëtarësim të Republikës së Maqedonisë së Veriut në NATO.
Në seancë morri pjesë edhe kryeministri i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev.
Vendet anëtare të NATO-s më 6 shkurt firmosën Protokollin për qasje të Republikës së Maqedonisë së Veriut në Aleancë.
Pas ratifikimit të Protokollit në parlamentet e të gjitha 29 vendeve anëtare të Aleancës, Republika e Maqedonisë së Veriut edhe zyrtarisht do të bëhet anëtare e plotfuqishme e NATO-s.
Loading…