Cak i hajnave shumë herë kanë qenë dhe vazhdojnë të jenë veturat, të cilat qytetarët nuk po kanë siguri t’i lënë askund. Automjete të ndryshme po vidhen qoftë në parkingje apo hapësira tjera publike.
E, një rast i tillë është raportuar në Prishtinë, ku një qytetari i është zhdukur vetura e parkuar në një zonë të frekuentuar të kryeqytetit.
Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur ndërmjet datave 26 dhe 27 mars 2026, në rrugën “28 Nëntori”, afër lokalit “Marcopolo”.
Sipas ankuesit H.Th, ai kishte parkuar veturën e vajzës së tij, një Opel Corsa me ngjyrë të kaltër dhe me targa 01-508-FF, më 26 mars rreth orës 16:00.
Megjithatë, kur është kthyer në të njëjtin vend më 27 mars rreth orës 14:30, vetura nuk ndodhej më aty.
Ankuesi dyshon se automjeti i është vjedhur, ndërsa rasti është raportuar në Stacionin Policor.
Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rastit dhe identifikimin e të dyshuarve.


