25 August 2018 / 8:29
Moti sot në Maqedoni do të jetë me diell dhe me vranësira të pakta. Do të fryejë erë e dobët nga drejtimi i lindjes dhe verilindjes. Në orët e pasdites pritet të ketë reshje të shiut.
Temperaturat e mëngjesit do të lëvizin prej 19 deri 21 gradë celcius, ndërsa ato ditore do të jenë në interval prej 22 deri 32 gradë celcius.
Në Shkup dhe rrethinë moti do të jetë i ngjashëm me temperatura prej 22 deri 30 gradë celcius.


