Parashikohet që sot moti të jetë me vranësira dhe me të reshje të shiut, ndërsa në viset malore me reshje bore.
Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej minus dy deri në katër gradë, ndërsa ajo e ditës prej katër deri në tetë gradë.
Në Shkup mot i ngjashëm, me vranësira dhe me reshje shiu. Temperatura e mëngjesit do të ulet deri dy, ndërsa ajo e ditës do të arrijë deri pesë gradë.
Pasdite reshjet pritet të pushojnë, ndërsa nesër do të ketë stabilizim të përkohshëm të motit.

