Moti në Maqedoni sot do të jetë jo stabil me shi të rrëmbyeshëm dhe me bubullima. Lokalisht proceset do të jenë më intensive në formën e stuhive me shira të rrëmbyeshëm me shkarkime elektrike, erë të fortë dhe breshër.
Siç njoftoi DPHM, pritet që në disa vende të ketë reshje prej mbi 350 litra në metër katrorë. Në orët e natës reshjet do të ndalojnë.
Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej 12 deri në 18, ndërsa ajo e ditës nga 23 deri në 30 gradë Celsius.
Në Shkup do të mbajë mot i ngjashëm me temperaturë minimale deri në 15, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri në 29 gradë Celsius.