Nga Drejtoria e Doganave njoftojnë se së fundmi në pikën kufitare “Bllacë” është parandaluar tentativa për kontrabandë të pajisjeve për celularë, përcjell TV21.
“Është parandaluar tentativë për kontrabandë të 682 maskave të celularëve, si dhe 61 kabllove, 10 dëgjueseve, mbajtëseve, karikuesve dhe folieve për xham të celularit. Produktet e padeklaruara janë zbuluar nga doganierët në vendkalimin kufitar “Bllacë”, gjatë kontrollit të një veture të drejtuar nga një shtetas i Maqedonisë me rastin e hyrjes në vend”, thonë nga Drejtoria e Deoganave.