Një shofer është privuar nga liria në rrugën rajonale Shën Nikollë – Probishtip, pasi ka sulmuar fizikisht një zyrtar policor dhe ka drejtuar automjetin nën ndikimin e alkoolit.
Siç informojnë nga MPB, dje (23.01.2023), rreth orës 05:55, zyrtarë policorë nga Sveti Nikolla ndaluan një automjet të drejtuar nga M.P. (32) nga Probishtipi, pas informatave operative se i njëjti po lëvizte drejt Sveti Nikollës me qëllim për të kryer një vepër penale.
Pas ndalimit të automjetit, M.P. doli nga mjeti dhe filloi të sillet në mënyrë të pahijshme dhe agresive ndaj zyrtarëve policorë, me ç’rast sulmoi fizikisht njërin prej tyre.
M.P. u arrestua dhe më pas iu nënshtrua testit të alkoolit, ku u konstatua se kishte 2.38 promilë alkool në gjak.
“Në koordinim me prokurorin publik, është paraqitur kallëzim penal në Prokurorinë Themelore Publike Shën Nikollë për veprat penale ‘Sulm ndaj personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrës’ sipas nenit 383 dhe ‘Rrezikim i sigurisë ndaj personit zyrtar’ sipas nenit 144 të Kodit Penal. Kallëzimi është proceduar menjëherë dhe Prokuroria Themelore Publike Shën Nikollë tashmë ka ngritur aktakuzë për veprat e kryera ndaj zyrtarit policor. Bashkë me aktakuzën është dorëzuar edhe propozim për caktimin e masës së paraburgimit, i cili është pranuar nga Gjykata dhe ndaj të akuzuarit i është caktuar masa e paraburgimit”, informojnë nga MPB.


