Ndaj deputetit të BDI-së, Arbër Ademi ku numëroi të arriturat e këtij mandati qeverisës, ka reaguar deputetja e VMRO-DPMNE-së, Eli Panova.
Ajo tha se ajo, dhe qytetarët e Maqedonisë së Veriut nuk duan t’i bindin, por këtë, kërkoi ajo ta bëjë Ademi fillimisht me anëtarët e “Grupit të zjarrit”.
“Shihet se pse flisni vazhdimisht për BE-në, marrë parasysh funksionin tuaj paraprak. Kjo më mirë ju ka shkuar në jetë – të gënjeni para përfaqësive të huaja. Por, ne, qytetarët e Maqedonisë së Veriut nuk mund të na gënjeni. Nëse flasim për të arritura në mandatin tuaj, ju më shumë duhet të bindni të “zjarrit” të partisë suaj dhe t’i pyesni se a do të votojnë për qeverinë tuaj aktuale. Pas kësaj do të flisni për faza të tjera që e presin shtetin. Bindi fillimisht ata, dhe jo ne!”, tha Panova, transmeton TV21.
Portali është në pronësi të Almakos, lajmet dhe informacionet tjera nga portali nuk mund të kopjohen, të printohen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi. Për të shfrytëzuar informatat e këtij portali ju lutemi kontaktoni personat përgjegjës, ose shkruani në email-in oficial të portalit.
ALMAKOS MEDIA GROUP Adresa: Miroslav Krleza 14, 1000 Shkup, Maqedoni Veriore Tel/fax: +389 71 322 229 Email:[email protected] | [email protected]