Gjendja e strehimoreve është bë temë mjaft aktuale edhe në Maqedoninë e Veriut pas fillimit të konfliktit në Ukrainë.
Deri sa një pjesë e qytetarëve janë të brengosur se ku do të strehoheshin në rast lufte, një pjesë e tyre këtë e kanë vërejtur si mundësi të mirë për profit. Ata kanë filluar të publikojnë shpallje në internet ku japin strehimore me qera, me çmim tre euro katrori, raportoi TV Telma.
Në Maqedoni ka 100 strehimore për strehim të qytetarëve në rast lufte, ose ndonjë situatë tjetër të jashtëzakonshme. Mirëpo vetëm disa prej këtyre strehimoreve janë funksionale.
Nga drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim njoftojnë se një pjesë e strehimoreve janë renovuar edhe atë dy në komunën Aerodrom, dy në komunën Gazi Babë dhe një në Veles.
Mirëpo nga Qendra për Menaxhim të Krizave në një deklaratë për Almakos bëjnë thirrje nga qytetarët të jenë të qetë, sepse NATO e garanton sigurinë e Maqedonisë së Veriut.
“Qytetarët e Maqedonisë nuk duhet të shqetësohen. Askush nuk do ta sulmojë Maqedoninë. Maqedonia është pjesë e NATO-s NATO e mbron Maqedoninë dhe sulmi ndaj MAqedoisë do të jetë sulm ndaj NATO-s. Nuk besojmë që ekziston forcë e cila do të merte guximin të futet në luftë me NATO-n”, thonë nga QMK.
Edhe drejtori i kësaj qendre, Stojanço Angellov, para një jave deklaroi se sulmi eventual ndaj Maqedonisë do të ishte sulm ndaj NATO-s dhe kjo do të thoshte fillim i Luftës së tretë botërore “dhe atëherë asnjë strehimore nuk do të na ndihmonte”.