Ish kreu i Gjykatës Penale Vladimir Pançevski në shtëpi. Pasi që mbrëmë u dënua me 3 vjet e gjashtë muaj burg për abuzime me sistemin AKMIS në Gjykatën Penale, iu ndërpre edhe paraburgimi ku i kaloi njëzet ditë. Ai në vend se në Shkutkë u dërgua në shtëpi. Pançevskin, shpejt dhe me disa seanca, gjykata e Velesit e shpalli fajtor për abuzim me sistemin AKMIS në Gjykatën Penale, ndërsa ishte kryetar i këtij institucioni. Në vend që lëndët t’i shpërndante në mënyrë elektronike, ai ua ka shpërndarë në dorë gjykatësve të cilët i kanë qenë të besueshëm. Bëhet fjalë për 40 lëndë. Avokatët e Pançevskit nuk janë të kënaqur me aktgjykimin.
Data 18.11.2026
Aktuale
- Shaqiri: Shqiptarët po përballen me padrejtësi në ndarjen e investimeve kapitale
- Burgosje e të riut kumanovar dhe ndalimi i studentit, Shaqiri: Po tentohet të frikësohen të rinjtë shqiptarë
- Dua Lipa dhe magia e muzikës në GTA 6: Një hap drejt suksesit global
- Shaqiri u bën thirrje shqiptarëve të Butelit të ndryshojnë vendbanimin në dokumentet personale
- Tragjedi në Kroaci: Humb jetën 33-vjeçari nga Maqedonia gjatë punës në hekurudhë
- Shefi i inteligjencës amerikane: Ndërprerjet e fundit të shërbimeve nuk ishin “sulm i sponsorizuar nga shteti”
- Shpikja e re nga Kina: Krehëri elektronik që premton rikthimin e shpejtë të flokëve dhe mund t’i japë fund tullacisë
- Arrestimi i policit në Ferizaj për bixhoz dhe armë: Një skandal në rritje


