Në rrjetet sociale po qarkullon një video ku shihet një automjet, ndërsa nga pjesa e pasme e tij varet një mace. Videoja po shpërndahet nga qytetarët dhe aktivistët e shoqërisë civile, të cilët e dënojnë aktin e torturimit të kafshës. Nga Sektori për Punë të Brendshme sot njoftuan se po punojnë për të sqaruar rastin.
Pasi në rrjetet sociale u shfaq videoja me automjetin, oficerët e policisë nga SPB Shtip po marrin masa dhe aktivitete për të gjetur autorin dhe për të sqaruar rastin, thuhet në përgjigjen e shkruar nga SPB-Shtip.
Nga nisma qytetare “Ne për mirëqenien e kafshëve/We for Animal Welfare” informojnë se tashmë kanë dorëzuar një kallëzim në Ministrinë e Punëve të Brendshme në mënyrë elektronike, së bashku me videot.
Gjatë ditës së sotme, i njëjti kallëzim do të dorëzohet edhe në formë fizike në arkivin e Sektorit për Punë të Brendshme në Shtip. Për më tepër, do të dorëzohet edhe një kallëzim penal në Prokurorinë Publike kompetente për këtë rast, thonë nga nisma qytetare “Ne për mirëqenien e kafshëve”.
Ata theksojnë se nga videoja nuk mund të përcaktohet saktësisht gjendja e maces, por, siç vënë në dukje, pavarësisht kësaj, ky është një nga rastet e shumta të torturimit të kafshëve në këtë mënyrë (duke i lidhur dhe tërhequr me automjet).