“Asociated Press” ka publikuar një video ku tregohen pamjet e lëvizjes, krismat dhe luftimet e ushtarëve në fshatrat e Karadakut të Shkupit, gjegjësisht fshati Malinë, ku ishin stacionuar njësitet e para të UÇK-së dhe figurat emblematike të saj.
“Duam t’i bëjmë të qartë shtetit maqedon që shqiptarët përbëjnë 45 për qind të popullatës këtu dhe ne duam të drejtat tona. Duhet me pas të drejtën e popullit shtetformues në Maqedoni. S’kemi qëllim të ndryshojmë kufijtë, por të kemi të njëjtat të drejta si popullsitë e tjera”., – shprehet komandant Sokoli.
AP shkruan se në video flasin edhe dy komandantët Xhezair Shaqiri-Hoxha, si dhe Sami Ukshini, i njohur si komandant Sokoli, transmeton “INA”.
https://www.youtube.com/watch?v=4EGzQLQ5GSw