Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Peqin, ku një 45-vjeçar është gjetur i vrarë me dy plumba. “BalkanWeb” siguron pamje nga vendi ku u gjet i vrarë me dy plumba 45-vjeçari në Peqin.
Siç shihet nga videot, trupi i pajetë i 45-vjeçarit është gjetur në afërsi të lumit Shkumbin, ndërsa nuk dihet ende identiteti i viktimës.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Çermë të Peqinit, ndërsa dyshohet se viktima nuk është banor i zonës.
45-vjeçari është gjetur i vrarë me dy plumba në shpinë dhe brinjë. Ndërkohë, policia dhe prokuroria vijojnë hetimet për të zbardhur ngjarjen.