BDI-ja në Kumanovë vepron jashtë normave statutare të partisë, ndërsa struktura të caktuara në këtë mënyrë bëjnë emërime të kandidatëve për këshilltarë dhe formojnë shtabe. Kështu deklaroi në konferencë për shtyp, Nuredin Mesini, i cili theksoi se kanë njoftuar strukturat e larta të partisë se në Kumanovë dega funksionon në mënyrë mafioze, ndërsa veprojnë njerëzit e njëjtë që bënë komplot programit të partisë në katër vitet e kaluara.
NUREDIN MESINI, BDI KUMANOVË
“Tash në prag të zgjedhjeve lokale, po ajo strukturë, të cilët nuk e mohoj që janë shokët tanë, nuk e kuptoj për çfarë arsye u desht që të instalojnë një mënyrë të veprimit absulisht jashtë statutare, duke bërë emërime, shefa shtabesh nëpër kafene, dhe po ashtu nga shefat e shtabeve pastaj të kërkojnë që ata të dorëzojnë, jashtë çdo rregulle statutare, emra për këshilltarë për të formuar listën konkuruese në këto zgjedhje lokale”.
Nuredin Misini thotë se kërkesave të tyre për të vepruar sipas statutit u është përgjigjur vetëm Ilir Hasani dhe Nazmi Beqiri. Misini dhe Beqiri thonë se është momenti i fundit nëse për t’u marrë masa që BDI-ja e Kumanovës të lirohet nga dora e mafias.
NAZMI BEQIRI, BDI KUMANOVË
“Këta thirren në rregulla të statutit, në rregulla të normave të partisë, mund të jenë po të njëjtit njerëz nëse votohen aty ku duhet, përndryshe, nuk do të pranohen, jo vetëm që do të bojkotohen por edhe do të votohen. Një betejë e humbur nuk është një luftë e humbur. Është një fjalë e Sami Frashërit e cila thotë, punët kur nuk ecin duhet t’i nxjerrim sheshazi, t’i kuptojë populli dhe pastaj le të veprohet qysh duhet”.
NUREDIN MESINI, BDI KUMANOVË
“Mendoj se është momenti i fundit që BDI-ja e Kumanovës të konsolidohet dhe të respektojë rregullat dhe normat statutore dhe në këtë mënyrë t’i pamundësojë mafias e cila këto katër vitet e fundit, ka komplotuar gjithë programin e BDI-së në Kumanovë duke sjellë në këtë derexhe të gjitha poret e jetës të shqiptarëve në Kuamnovë”.
Nuredin Misini dhe Nazmi Beqiri nga BDI-ja në Kumanovë presin që përfaqësuesit e strukturave qëndrore të partisë të marrin masa dhe të bashkojnë aktivistët e vërtetë të kësaj partie. Mefail Ismaili /SHENJA/

