Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë të interesuara që të dyja palët të shfrytëzojnë dritaren e mundëssive që tani është hapur, thotë ambasadori i SHBA-ve në Greqi, Xhefri Pajat, në një intervistë për portalin grek “News247”.
Pajat thotë se SHBA-të duan që të bëjnë gjithçka që është e mundur që t’i mbështesin angazhimet e të dërguarit të posaçëm të OKB-së, Metju Nimic në bisedimet për çështjen e emrit.
“Mënyra më e mirë që ta mbështesim z.Nimic, ta mbështesim këtë diplomaci, është që mos flasim dhe mos shpekulojmë se si po rrjedhin bisedimet, edhe përkundër kësaj dua ta theksojë qëndrimin amerikan për këtë çështje, se tani është dritarja e mundësive që ky problem të lihet prapa nesh, në mënyrë që është i mirë për Greqinë, është i mirë edhe për qytetarët e në Shkup, por gjithashtu është i mirë edhe për rajonin”, thotë Pajat.
Ambasadori amerikan gjithashtu thotë se SHBA-ve i është e qartë edhe pas takimit të Miçel dhe Kocias edhe pas vlerësimëve të ekspertëve amerikan në Shkup, se edhe qeveritë e Greqis dhe Maqedonisë dëshirojnë që të gjendet zgjidhje.

