Më 22.02.2026, rreth orës 20:00, në SPB Tetovë, një 32-vjeçare nga Tetova ka raportuar se ka rënë pre e një mashtrimi nga një bashkëqytetar i saj. Sipas dëshmisë, gjatë vitit 2024, ajo kishte arritur marrëveshje me personin në fjalë që ai t’i siguronte një vizë pune për në Gjermani.
Për këtë shërbim, viktima i ka paguar atij shumën prej 3.000 eurosh në disa këste. Megjithatë, premtimi nuk u mbajt dhe viza nuk u lëshua. Kur gruaja ka kërkuar kthimin e mjeteve, mes tyre ka shpërthyer një debat, pas të cilit personi i dyshuar është zhdukur dhe nuk ka qenë më i kapshëm për komunikim. Policia njofton se po punon për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje.
Data 23.02.2026
Aktuale
- Ngritja dhe rënia e Artan Grubit
- Kosova e kreu rekord autostradën Prishtinë-Bllacë, pse po bllokohen 12 km nga ana e Maqedonisë
- Pagoi 3 mijë euro për vizë gjermane, që s’e mori kurrë
- “Kanabisi”, gjashtë kompani rrezikojnë heqjen e licencave
- Rriten çmimet e derivateve të naftës në Maqedoninë e Veriut
- MPB: Për një javë “Safe City” ka regjistruar 4,910 shkelje! 117 personave u janë marrë patentë shoferët
- Durmishi: Mbështetje konkrete për bizneset dhe startap-et përmes Programit të ri të INOVA-s
- Vonesat e autobusëve, Gjorgjievski premton zgjidhje me 130 autobusë të rinj


