| Qeveria e udhëhequr nga LSDM vazhdon me realizimin e reformave që i avancojnë sistemet e mbrojtjes sociale dhe të fëmijëve.
Pagat vazhdojnë të rriten.
Me pagën e qershorit, kuadri profesionist në çerdhe ka përfituar rritje prej 3.000 denarë, me çka mbi 3.100 persona që janë të punësuar si edukatorë, kujdestarë, punëtorët profesionistë dhe bashkëpunëtorët – pedagogë, psikologu, logopedi, defektologu dhe të tjerët për kryerjen e punëve që lidhen me veprimtarinë e përkujdesjes dhe edukimit të fëmijëve të moshës parashkollore marrin paga dukshëm më të larta.
Gjithashtu, në përputhje me Marrëveshjen kolektive, paga më të larta përfiton edhe personeli ndihmës – teknik në çerdhe.
Vazhdon edhe realizimi i reformave që e avancojnë sistemin e mbrojtjes sociale, po kthehet dinjiteti i profesionit.
Nga paga e qershorit në sektorin e mbrojtjes sociale, pagat janë rritur për një mesatare prej 22 për qind, gjegjësisht për 4.367 denarë në vlerë neto për të punësuar.
Rritja e pagave po bëhet në përputhje me Ligjin për të punësuarit në sektorin publik dhe kjo ka përfshirë 1.170 të punësuar.
Tashmë në shtator është paraparë edhe rritje e re prej 5 për qind.
Si parti e përgjegjshme mbetemi të përkushtuar për avancimin e mbrojtjes sociale, ndërtojmë sistem që kujdeset për fëmijët dhe qytetarët.
Shkup, 29.07.2019
СДСМ |
| Центар за комуникации со јавноста |
Data 28.03.2026
Aktuale
- BDI: Mickoski po rikthen logjikën e vitit 1991, po goditet direkt Marrëveshja e Ohrit dhe Gjuha Shqipe!
- Reshje lokale shiu, borë në pjesët malore dhe rënie të temperaturave
- Tragjedi në Vushtrrisë: Një fëmijë katërvjeçar humb jetën nga pakujdesia e babait
- EMRAT/ Merrnin nga 11 mijë paund për të futur emigrantë me kamionë në Angli, dënohen me 15 vite burg tre shqiptarët
- Reforma në Arsimin e Maqedonisë së Veriut: Rregulla të reja për maturën shtetërore dhe regjistrimet në fakultete
- Irani sulm me raketa ndaj bazës amerikane në Arabinë Saudite, plagosen 12 ushtarë
- U soll i pajetë nga disa persona në spitalin e Sarandës/ Çfarë dyshohet për vdekjen e 48-vjeçarit nga Athina
- U vranë 70 persona në protestat kundër tij, ish-kryeministri i Nepalit përfundon në pranga


