Sektori për punë të brendshme Manastir, në Prokurorinë themelore publike në Manastir, parashtroi padi penale kundër qytetarit të Manastirit B.E. (55) për shkak të ekzistimit të dyshimit për vepër të kryer penale “prodhim i paautorizuar dhe lëshim në qarkullim të drogave narkotike, substancave subtropike dhe prekursorëve”.
Siç kumtoi MPB, B.E. në fillim të prillit 2018 nga një person i panjohur në mënyrë të paautorizuar ka marrë drogë narkotike “heroinë” të cilën e ka ripaketuar në pako më të vogla dhe në mënyrë të paautorizuar ua ka ofruar në shitje personave të varur nga droga në rajonin e Manastirit.
Më 04.04.2018 me urdhra nga Gjykata themelore Manastir, nga ana e nëpunësve policor janë kryer bastisje në shtëpinë dhe në vendin ku qëndron i padituri. Gjatë bastisjeve janë gjetur një qese najloni, në brendësi me disa qese të vogla me madhësi të ndryshme të gatshme për paketim të drogës narkotike dhe një paketim më i madh me drogë narkotike “heroinë” të mbështjellur me shirit ngjitës.
Materiali i gjetur është marrë dhe dorëzuar për ekspertizë, me ç’rast është konstatuar se materiali i marrë me masë prej 243 gramëve paraqet heroinë. Nga ana e gjykatësit së procedurës paraprake, personit B.E. i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditëve. /tetovasot/