Sektori i Punëve të Brendshme në Manastir parashtroi padi penale kundër P.P (49) nga Manastiri për shkak ekzistimit të bazave të dyshimit për vepër të kryer penale “prodhim dhe distribuim i pornografisë të fëmijëve”.
MPB-ja njofton se më 14 shkurt në Manastir me urdhër të gjykatësit për procedurë paraprake pranë Gjykatës Themelore në Manastir, është kryer kontroll në shtëpinë e të denoncuarit me ç’rast është gjetur dhe marrë kompakt disk me pornografi të fëmijëve.

