Pacienti tridhjetë e shtatë vjeçar me Kovid-19, i cili dje u hoq nga aparati respirator në Spitalin e Përgjithshëm të Qytetit “8 Shtatori”, është në gjendje të mirë shëndetësore, deklaroi drejtori i spitalit, Hristijan Kostov.
Nga fillimi i epidemisë, deri më tani, ky është pacienti i parë në vend, i cili për shkak të gjendjes së përkeqësuar shëndetësore 12 ditë ka qenë në respirator, ndërsa tani më nuk ka nevojë për asistencë të tillë “Pacienti merr frymë vetë, flet, është i vetëdijshëm. Me siguri kështu do të vazhdojë. Nëse ai është në gjendje të mirë, ai do të transferohet nga Njësia e Kujdesit Intensiv në 24 orët e tjera. Pacienti merr terapi me ozon për disa ditë, ka protokoll mjekimi dhe i jepen antibiotikë dhe ilaçe anti-inflamatore”, tha dr. Kostov.
Theksoi se ka edhe tre pacientë me Kovid-19, të cilët janë në aparate respiratore dhe të cilëve u jepet terapi me ozon. Tani për tani, shoti dr.Kostov, ata nuk japin shenja se mund të hiqen nga respiratori./MIA
Data 22.09.2026
Aktuale
- SHBA planifikon rikthimin e dy bazave ushtarake në Groenlandë
- U bë nënë për herë të parë? Ish-gruaja e dytë Feros publikon lajmin e ëmbël, vjen në jetë një vajzë
- Kurti takohet me Erdoğan në New York: Flet për UÇK-në, Preshevën dhe bashkëpunimin Kosovë-Turqi
- Klodi dhe Elijona i japin fund përfundimisht lidhjes, zbulohet arsyeja e dhimbshme
- Paralajmërimi për mbetje elektronike: Rreziqet e inteligjencës artificiale për mjedisin
- Momente paniku për Xheneta Fetahun! Aksidentohet rëndë me veturë, dalin pamjet
- Kurti takohet me Erdoğan në New York: Flet për UÇK-në, Preshevën dhe bashkëpunimin Kosovë-Turqi
- BE dërgon ekspertë në Kongo, nis prova klinike për vaksinën kundër Ebolës



