Pa furnizim me energji elektrike nesër nga ora 08:30 deri në orën 10:00 do të jenë konsumatorët e rr. “Franjo Kluz” nr.4, në komunën e Aerodromit, ndërsa nga ora 12:00 deri në orën 15:00, konsumatorët e fshatit Radushë si dhe Stacioni i benzinës në këtë fshat në komunën e Sarajit.
Siç kumtoi QRMK Shkup pas njoftimit të marrë nga “EVN Maqedoni” SHA, ndërprerja në furnizimin me energji elektrike është për shkak të ndërhyrjeve të caktuara teknike në rrjetin elektrik shpërndarës. /koha.mk/