Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim dhe njëherit një nga themeluesit e Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, z. Ali Ahmeti, u prit sot nga përfaqësues të Organizatës së Veteranëve të Luftës së Kosovës.
Gjatë takimit u diskutua për çështjet aktuale që prekin shqiptarët në rajon si dhe për hapat e mëtutjeshëm në kuadër të kundërshtimit të padrejtësive që, sipas organizatorëve, po u bëhen ish-pjesëtarëve të luftës dhe qytetarëve shqiptarë.
Palët u dakorduan që protesta e radhës kundër padrejtësisë të organizohet në Shkup, si një vazhdimësi e mobilizimit shoqëror dhe politik.
OVL-UÇK-ja tha se protesta synon të jetë gjithëpërfshirëse dhe paqësore, duke ftuar qytetarët dhe organizatat shqiptare të marrin pjesë.


