Kandidatja për kryeministre nga rradhët e LDK-së, Vjosa Osmani ka përkujtuar Xhemajl Mustafën në 19 vjetorin e vrasjes së tij.
Përmes një postimi në Facebook, Osmani ka thënë se Mustafa sipas saj u vra për shkak të bindjeve të tij politike, shkruan lajmi.net.
Sipas saj, kryerësit e vrasjes janë ende të lirë, mirëpo e tillë siç thotë Osmani, Kosova s’do të jetë deri sa përgjegjësit e krimit të vihen para drejtësië.
Postimi i plotë i Osmanit:
19 vjet më parë, Xhemaj Mustrafa u vra për shkak të bindjeve të tij politike; për shkak se besonte në LDK dhe në projektin e Kosovës shtet të lirë, të pavarur e demokratik.
19 vite pas, ata që e vranë janë akoma të lirë, ndërkaq Kosova kurrë nuk do të jetë plotësisht e lirë pa vënë para drejtësisë urdhërdhënësit dhe ekzekutuesit e këtyre krimeve dhe pa u mbyllur plaga e vrasjeve të pasluftës. /Lajmi.net/



