Ndotja ekstreme e ajrit, vjen për arsye të jo-seriozitetit të autoriteteve të qytetit të Shkupit, të cilët nuk janë të aftë të ndërmarrin masa efikase kundër ndotjes. Mungojnë masat afatgjate sepse masat e ndërmarra deri më tani nuk kanë dhanë rezultatet e pritura. Duhet të veprohet me masa më agresive sikur veprojnë edhe vendet tjera kur përballën me ndotjen e ajrit. Kështu vlerësojnë ambientalistët dhe qytetarët e kryeqytetit për Almakos.
Ambientalisti, Afrim Osmani thotë se qyteti i Shkupit nuk e ka marrë me seriozitet luftën kundër ndotjes së ajrit.
“Edhe përskaj apeleve dhe ndërmarrjes së masave konkrete për uljen e ndotjes së ajrit, serish rezultatet nuk janë evidente, serish shënohen nivele të larta të ndotjes së ajrit. Pra, masat e ndërmarra deri tani nuk kanë dhënë efektin e duhur. Problemi kryesor i kësaj qëndron në atë se, qyteti i Shkupit nuk ka treguar seriozitet në parandalimin dhe luftimin e ndotjes së ajrit. Një mundësi të tillë ka, vetëm nëse ndërmerren masat e duhur, qoftë edhe ato të ndëshkimit”, tha Osmani për Almakos
Osmani sugjeron që autoritetet e Shkupit të ndjekin shembullin e Parisit.
“Një nga masat që rekomandojmë që ti ndërmarrin autoritetet kompetente, është organizimi i transportit publik falas, por duke ndjekur shembullin e Parisit.
Paris para pak kohësh bëri tërë transportin publik falas në luftën kundër ndotjes së ajrit, edhe atë për 10 vitet e ardhshme. Masat e përkohshme mes tjerash, përfshijnë vetëm lejimin e veturave me pllaka me numër tek për të përdorur rrugët”, shtoi ai.
Ai thotë se ndotja e ajrit kulmin e arrinë gjatë stinës së dimrit kur qytetarët përdorin drunjtë për ngrohje ndërsa deponitë e egra shfrytëzojnë situatën për të diegur mbeturinat për të kaluar pa u ndëshkruar nga autoritetet.
“Apelojë te autoritete e Shkupit, në luftën kundër ndotjes së ajrit urgjentisht të sigurojnë transport publik falas për një periudhë më të gjatë kohore, derisa të ulet sado pak ndotja e ajrit, vazhdimisht të stërpikin asfaltin me acetat kalcium magneziumi, i cili ndihmon në zbutjen e ajër-ndotjes, është prodhim ekologjik, i cili nuk dëmton as automjetet, si dhe as shëndetin e njeriut”, thotë Osmani duke shtuar se në kohën kur regjistrohen nivele të larta të ajër-ndotjes, autoritetet të pezullojnë përkohësisht punën e çerdheve, shkollave fillore dhe të mesme.
Ai, po ashtu fton krye-bashkiakun e Shkupit në mënyrë permanente të bëjnë sensibilizimin e çështjes së ndotjes së ajrit dhe rreziku që mund të shkaktoj ai.
Qytetarët janë më optimist se qyteti i Shkupit do arrijë të ndërmarrë masa për të zgjidhur ndotjen e ajrit.
“Masat e ndërmarra gjer më tani nuk janë të mjaftueshme, duhet të merren edhe masa tjera. Mirë ja ka filluar por duhet edhe shumë punë, ajri është shumë i rëndësishëm dhe së paku atë duhet të kemi të pastër, sepse gjërat tjera e dimë të gjithë se na mungojnë”, vlerëson një shkupjan për Almakos.
Mevludin Imeri
Almakos.com