Zëvendëskryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë përgjegjës për Çështje Evropiane, Bujar Osmani, sot ka realizuar takime të ndara me ambasadorin e Mbretërisë së Spanjës Ramon Abaroa Karanza, dhe ambasadorin e Republikës së Polonisë, Jacek Stefan Multanovski, në Republikën e Maqedonisë, kumtoi Sekretariati për Çështje Evropiane. Në takim me ambasadorin spanjoll, Osmani ka shprehur falënderim për mbështetjen e Mbretërisë së Spanjës lidhur me procesin euro- integrues të Maqedonisë e cila paraqet nxitje shtesë në zbatimin e reformave të duhura dhe angazhimet e marra. Në takim me ambasadorin Karanza, Osmani ka theksuar marrëdhëniet e mira mes Maqedonisë dhe Mbretërisë së Spanjës me shpresë se e njëjta do të thellohen edhe më tej, dhe vlerësoj si agjendë pozitive dhe dinamike të Qeverisë së re si dhe qasjen e saj gjithëpërfshirëse drejt sektorit civil. Në bisedë me ambasadorin e Polonisë, Jacek Stefan Multanovski, njëra prej temave kyç të bisedës ishte mbështetja e deritanishme të cilën Republika e Maqedonisë në mënyrë të vazhdueshme e merr nga Republika e Polonisë në veçanti gjatë kryesisë së Polonisë me grupin e Vishegradit. Edhe më tej u theksua bashkëpunimi dhe shkëmbimi i përvojave mes dy vendeve në kuadër të konferencës së Shkupit. Osmani i informoi ambasadorët për planet e ardhshme dhe agjendën dinamike të cilën Qeveria e ka para saj ndërkaq si nxitje e veçantë i theksoi vizitat e realizuara në Bruksel, duke përfshirë mbajtjen e Komitetit për Stabilizim dhe Asociim dhe takimet me përfaqësues të lartë të Komisionit Evropian si dhe vizitat në Greqi dhe Bullgari. Gjithashtu u theksua se pas daljes nga kriza e thellë politike dhe institucionale e cila sundonte periudhën e kaluar në vend ka mundësi ta shfrytëzojë momentin për përshpejtimin e procesit euro- integrues. “Nuk guxojmë të lejojmë prishjen e përshtypjes së parë, duhet të mbetemi të fokusuar në përgjithësi në zbatimin e Reformave Urgjente Prioritare dhe detyrimeve që dalin nga marrëveshja e Përzhinës, si dhe përforcimin e mëtutjeshëm të marrëdhënieve ndëretnike, përmes zbatimit në përgjithësi të marrëveshjes kornizë së Ohrit. I lartësuam pritjet e qytetarëve, tani kemi detyrim ti arsyetojmë pritjet e tyre. Thjeshtë duhet të fillojmë t’i dorëzojmë”, ka theksuar Osmani.
Data 28.03.2026
Aktuale
- Shkup, nesër regjim i posaçëm i komunikacionit
- Aliu: Mbipesha është sëmundje serioze kronike e lidhur me mbi 200 komorbiditete – kyç në përballimin e saj është përgjigjja multisektoriale
- Gruaja nga Tetova denoncon ish-partnerin për përndjekje
- Sot marsh për viktimat e diskotekës “Pulse” në Koçani
- Prezantohej si zyrtar i shtetit dhe u merrte para bizneseve, arrestohet 26-vjeçari! Ja si i mashtronte dhe shumat që u merrte
- VLEN para BDI-së,VMRO në epërsi të madhe ndaj LSDM-së
- Arrestohet një person nga Dobërdolli për vuajtjen e dënimit me burg prej 18 muajsh, dërgohet në Burgun e Idrizovës
- VLEN: Marrëveshja e Durmishit, një fitore e madhe për çdo punëtor në administratë

